Pastrohet hapësira ku do të ndërtohet Parku Memorial si kujtim për 14 viktimat e zjarrit

nga Redaksia

Tetovë, 23 gusht – Sot filloi pastrimi i hapësirës ku do të ndërtohet Parku Memorial në Tetovë, simbol i kujtimit për 14 viktimat e zjarrit tragjik në spitalin modular në vitin 2021. Kështu ka informuar ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ndërsa ka informuar se Parku Memorial do të jetë një kujtesë se sistemi duhet të mësojë nga gabimet e veta dhe se qytetarët kanë të drejtë të kenë institucione që do të jenë pranë tyre kur u është më vështirë.

“Në këtë vend ndodhi një tragjedi që e tronditi tërë shoqërinë, një tragjedi që mori jetë njerëzish dhe la boshllëk të madh në familjet e viktimave. Por padrejtësia më e madhe ishte fakti që institucionet zgjodhën të heshtin, të presin dhe të mos reagojnë. Ajo heshtje ishte një nënçmim i ri për të gjithë ata që kërkonin drejtësi.

Parku Memorial do të jetë një kujtesë se sistemi duhet të mësojë nga gabimet e veta dhe se qytetarët kanë të drejtë të kenë institucione që do të jenë pranë tyre kur u është më vështirë. Ky projekt është dëshmi se politika mund të ketë edhe një fytyrë tjetër – fytyrën e përgjegjësisë dhe respektit, e jo të heshtjes dhe harresës”, ka shkruar në profilin e tij, ministri Aliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More