Blerant Ramadani zgjidhet Sekretar i përgjithshëm i ASH-së

nga Xh M

Shkup, 15 dhjetor – Blerant Ramadani është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) të prirë nga Arben Taravari në Kuvendin e sotëm partiak.

Blerant Ramadani u zgjodh me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit duke pasur përballë konkurrent Omer Ajdinin, ish-kryetarin e Forumit Rinor të ASH-së.

Blerant Ramadani është ligjërues i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në Fakultetin e Shkencave Teknike. Ai është ekspert i fushës së energjisë së rinovueshme, duke qenë pjesë e projekteve ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe organizata tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More