Blerim Bexheti: Duhet të bëhet ndarje e flamurit të kombit maqedonas me flamurin shtetëror

nga Redaksia

Shkup, 15 shkurt – Shefi i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti në një deklaratë për TV21 thotë se mbështesin idenë për ndryshimin e stemës, por që sipas tij, duhet të ndryshohet himni, të largohet 20%-shi që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, ndërkaq, si propozim shtesë i BDI-së dhe Frontit Europian, është që flamuri shtetërorë të mbetet ky që është ndërkaq nëse duan, maqedonasit mund të kenë flamur të tyrin kombëtar.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për stemën, por gjithashtu, pasi që stema është një ndër më të vjetrat nga social-komunizmi, për himnin që himni të jetë që i përfshin të gjitha, gjithë popujt këtu në Maqedoni, që të jetë e pranueshme për të gjithë qytetarët, që ta ndjejnë si të veten. Normalisht edhe te pjesa e ligjit për gjuhën shqipe, por gjithashtu që edhe flamuri shtetëror të ndjehet si i të gjithëve. Mendoj se në këtë pako duhet të bëhet ndarja e flamurit të kombit maqedonas me flamurin shtetëror”, tha mes tjerash për TV21 Blerim Bexheti, shef i Grupit Parlamentar të Frontit Europian

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More