Blerim Sejdiu merr mandatin e tretë në Zhelinë, premton realizim të projekteve të premtuara

nga D. V.

Shkup, 31 tetor – Blerim Sejdiu do të vazhdojë të drejtojë Komunën e Zhelinës edhe për një mandat tjetër, pasi Komisioni Komunal Zgjedhor i dorëzoi zyrtarisht certifikatën e mandatit të tretë me radhë. Së bashku me këshilltarët e zgjedhur, Sejdiu shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve për besimin e dhënë, duke premtuar vazhdimësi në zhvillimin dhe përparimin e komunës. Duke qenë se e kanë shumicën në Këshillin komunal, Sejdiu tha se pret qeverisje stabile dhe lehtësisht t t`i realizojnë projektet.

“I urova edhe këshilltarët që të kemi një mandat të suksesshëm, me projektet që na kanë ngelur përgjysmë t`i vazhdojmë, po ashtu edhe projektet që nuk i kemi nisur t`i realizojmë për arsye se kemi mjaft projekte. Për këtë, normalisht edhe qytetarët na kanë besuar që t`i vazhdojmë ato projekte që i kemi planifikuar dhe premtuar në fushatën zgjedhore”, tha Blerim Sejdiu – Kryetar i komunës së Zhelinës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More