Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Artan Abrashi në një paraqitje para mediave tha se shprehin zhgënjimin e thellë për siç e quajti bllokadë të qëllimshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës nga partitë tjera.
Abrashi tha se inatet politike destruktive po e mbajnë peng Kuvendin, ndërkaq, sipas tij, me këtë po synohet të krijohet një rast i pashembullt në historinë parlamentare.
Duke folur për mundësinë e daljes nga ngërçi politik, deputeti i LVV përmendi edhe pritjen për vendimin nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij, ky insistim, kjo qëndrueshmëri e partive tjera është për tu çuditur.
“Ky insistim, kjo qëndrueshmëri absurde e partive opozitare është për mu çudit me të vërtet…”, tha ai.
Sipas tij, sikur të ishte kjo qëndrueshmëri me i blloku proceset e dëmshme për vendin, Kosova do të ishte në BE.