Bllokohet nga bora qarkullimi në Rrugën e Arbrit

nga Xh M

Reshjet e denduar të dëborës kanë bllokuar prej disa orësh by pass-in e Murrizit në Rrugën e Arbrit. Janë me dhjetëra mjete autovetura dhe furgonë pasagjerësh, të bllokuara nga reshjet intensive. Policia e Dibrës ka ngritur pika kontrolli në rrethrrotullimin e Klosit duke e devijuar qarkullimin nga aksi i vjetër, Klos-Burrel-Milot.

Në aksin rrugor Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Qafë Thorë, borëpastrueset janë në terren.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë mbrëmjes edhe juglindjen, megjithatë akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin,Qafë Thanën dhe Ersekën e Leskovikun qarkullohen pa vështirësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More