Blushi: Buxheti 2025 pasuron oligarkët në kurriz të pensionistëve

nga D V

Një ditë pasi Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2025, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilëson atë si më antisocialin.

Në një konferencë për mediet, Blushi tha se buxheti për vitin 2025 “është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë, buxheti më antisocial dhe buxheti i thellimit të mëtejshëm të varfërisë së pamerituar për qytetarët e thjeshtë, pensionistët, të papunët dhe shtresat në nevojë”.

Blushi tha se “të gjithë shqiptarët, në veçanti pensionistët dhe shtresat sociale më në nevojë duhet ta dinë se vitin e ardhshëm do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm qeveritar”.

Blushi tha më tej se rrëzimi i amendamenteve të Partisë së Lirisë “nuk është votë kundër nesh, por votë kundër pensionistëve, qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme, kundër fermerëve dhe bizneseve të ligjshme, kundër të rinjve, arsimtarëve dhe mjekëve”.

“Ndaj e vetmja alternativë në këto kushte, mbetet intensifikimi i mëtejshëm i aksionit opozitar, në mënyrë që t’i shkurtojmë ditët e mbetura këtij regjimi antiqytetar, antishqiptar, antikombëtar që për fat të keq për të gjitha këto krime monstruoze, për të gjithë këtë korrupsion të përbindshëm po mbahet sot në këmbë nga një tjetër strukturë kriminale që quhet SPAK, që të gjitha këto krime i cilëson si “Krime Intelektuale””, tha Blushi.

Blushi po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë në datën 6 dhjetor para godinës së SPAK, që e cilësoi si “organizate kriminale që sot po mban në pushtet Edi Ramën”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More