BNJVL takoi ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska/ Ganiu: Diskutuam sfidat dhe mundësitë për optimizimin e kostove energjetike në nivel lokal

nga Xh M

Shkup, 13 shkurt – Qasje e përbashkët për sfidat energjetike të komunave. Sot, së bashku me Bordin Drejtues të BNJVL-së dhe Ministren e Energjetikës, znj. Sanja Bozhinovska, zhvilluam një takim pune konstruktiv, ku diskutuam sfidat dhe mundësitë për optimizimin e kostove energjetike në nivel lokal.

✅ U analizuan masat për reduktimin e shpenzimeve, duke përfshirë prokurimet e unifikuara dhe blerjen e energjisë përmes Bursës së Energjisë, për të rritur transparencën dhe efikasitetin.
✅ Kërkuam mbështetje për projektet e efiçiencës energjetike, veçanërisht për komunat që kanë instaluar panele fotovoltaike, por hasin pengesa administrative për menaxhimin e tepricës së energjisë.
✅ Diskutuam zgjerimin e ndriçimit inteligjent dhe domosdoshmërinë e përmirësimit të menaxhimit të prokurimeve energjetike, për të shmangur vonesat dhe barrën financiare mbi komunat.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të efektshëm mes pushtetit lokal dhe qendror, me synimin për të siguruar një sistem energjetik më të qëndrueshëm dhe më të përballueshëm për qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More