“Boll më me rrena!”, punonjësit shëndetësorë në Tetovë sërish në protestë!

nga D. V.

Shkup, 2 qershor – Dhjetëra infermiere dhe personel teknik me statusi të pazgjidhur të punës, dolën sot sërish në protestë përpara Spitalit Klinik të Tetovës, përcjell TV21. Përveç se s’kanë vendime pune, infermierët pohojnë se kanë tre muaj pa rroga.

“Spitali i Tetovës mbahet gjallë nga ne, por neve na kanë harruar. ne nuk po kërkojmë dhurata, kërkojmë pagat tona të vonuara, kërkojmë kontratat tona të munguara, vendimet tona të merituara dhe të premtuara. Boll më me rrena”, tha Fluturie Islami, infermiere./tv21.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More