Bordi Drejtues i Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë nesër duhet të emërojë drejtor të ri

nga D V

Shkup, 9 tetor – Bordi Drejtues i Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavell Shatev” nesër duhet të emërojë drejtor të ri të Akademisë.

Emërimi i drejtorit të ri është pika e dytë e rendit të ditës në mbledhjen e 221-të të Bordit Drejtues të Akademisë të caktuar për nesër në orën 15.

Konkursi publik për zgjedhjen e drejtorit të Akademisë ishte publikuar më 26 gusht të këtij viti, pasi ish drejtoresha, Natasha Gaber – Damjanovska, dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni në mes të korrikut.

Pas skadimit të afatit për paraqitje prej 15 ditëve llogaritur nga dita e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare, në konkurs ishin paraqitur gjithsej pesë gjykatës dhe dy prokurorë.

Në konkurs, siç publikuan më parë një pjesë e mediave, ishin paraqitur dy gjykatës nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, Nenad Saveski dhe Ola Ristova, gjykatësi Andrej Dimovski nga Gjykata Civile, gjykatësja Edita Naskovska nga Gjykata Administrative, si dhe zëvendësdrejtori aktual i Akademisë, Ilir Iseni, funksioni i gjykatësit i të cilit është në pushim. Nga radhët e prokurorëve janë paraqitur Spasenka Andonova nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Irina Trajkoska – Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More