Bozhinovska-Aggeler: Mbështetje nga SHBA për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e energjisë

nga Xh M

SHBA ofron mbështetje për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e energjetikës.

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ka takuar sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler.

Në takim u diskutua për qëllimet, aktivitetet dhe projektet e ministrisë së sapoformuar. Bozhinovska theksoi rëndësinë e madhe të realizimit të investimeve të reja kapitale në fushën e energjetikës dhe harmonizimin e ligjeve ekzistuese me ato të Bashkimit Evropian në fushën e energjetikës.

“Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve”, tha Bozhinovska, duke pasur parasysh se përcaktimi strategjik ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve me partnerin tonë SHBA.

Në takim u theksua mbështetja e SHBA-së në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushën e energjisë dhe burimeve të rinovueshme të energjisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More