Bozhinovska dhe Mexhiti në Baku: Një mundësi për Maqedoninë për të siguruar investime të reja të gjelbra

nga D V

Shkup, 11 nëntor – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në kuadër të delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, po merr pjesë në Konferencën e 29-të të Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike COP29, në Baku, Azerbajxhan.

Në delegacion është edhe nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

COP29 është një ngjarje globale që mbledh së bashku liderë botërorë dhe ekspertë nga mbi 70 vende. Tema e këtij samiti është “Investimi në një të ardhme të qëndrueshme”, me fokus në transformimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit përmes inovacionit dhe teknologjive të reja. Ky samit vjetor ofron një platformë kyçe për vendet për të koordinuar përpjekjet për të reduktuar emetimet dhe për të promovuar burimet e rinovueshme.

“Ngjarje të tilla na mundësojnë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me komunitetin global dhe mundësinë për të krijuar bashkëpunim që do të kontribuojë në kalimin tonë në energjinë e gjelbër”, tha Bozhinovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More