Shkup, 3 dhjetor – Ministrja për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale, Sanja Bozhinovska, vizitoi sot hidroelektranën „Tikvesh“ për t’u informuar mbi gjendjen aktuale të hidro-potencialeve, gatishmërinë teknike dhe sfidat që lidhen me nivelin e ujit në vend. Niveli i akumulimit të madh artificial në vend, Liqeni i Tikveshit, mbetet shumë nën nivelin e nevojshëm. Uji nga liqeni nuk arrin as në pragun e sipërm të tunelit Tisovec, i cili është në nivelin e 245 m të nivelit të ujit të Liqenit të Tikveshit. Në përgjithësi, situata është kritike në nivelin e gjithë shtetit. Bozhinovska, së bashku me drejtorin e elektranës, Zvonko Boshkov, dhe përfaqësues të drejtorisë së ESM-së, zhvilluan një vizitë të HEC Tikvesh. Gjatë vizitës të digës, ishte e qartë se niveli i ujit ishte shumë nën nivelin e nevojshëm. Hapsira e zbrazët, dikur e mbushur me ujë, tani dëshmon për seriozitetin e situatës. Ministrja theksoi nevojën urgjente për menaxhim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të burimeve.
„Pamja që hasëm dërgon një mesazh të qartë dhe urgjent – energjia nuk është e pafundme”, theksoi Bozhinovska. „Ky është një apel për kujdes. Do të bëjmë përpjekje maksimale për të optimizuar përdorimin e burimeve. Do të merremi gjithashtu me ate se pse kapacitetet energjetike të Maqedonisë janë shkatërruar, por unë e di se me një qasje të ndershme dhe punë të palodhur mund të ndryshojmë pamjen aktuale dhe nuk do të dorëzohem, as unë dhe as kjo qeveri, nga qëllimi për të bërë Maqedoninë një vend energjetikisht të pavarur,“ tha Bozhinovska. Ekipi i hidroelektranës informoi se përveç gjendjes kritike me ujë, kishin pasur frikë nga një havari, pasi nëse niveli i ujit vazhdon të bjerë me „hyrjen e ajrit në tubin e furnizimit“, mund të shkaktojë kavitacion dhe dëme të mëdha në sistem. Të pranishmit theksuan se kjo është vizita e parë e një ministri të resorit pas gati dy dekadash, dhe dita e sotme solli kushte më të favorshme atmosferike. Sot kishte një hyrje uji 7 herë më shumë se periudha e mëparshme, falë reshjeve të shiut gjatë natës së kaluar. “Trashëgova një akumulim të zbrazur, me një nivel që është 12 metra më poshtë mesatares për këtë periudhë të vitit. Por sot, për herë të parë kemi hyrje uji që për një periudhë të gjatë janë dyshifror. Këto ditë kemi pasur hyrje prej 5 metra kub në sekondë, dhe vetëm në 24 orët e fundit kemi pasur hyrje prej 77 metra kub në sekondë dhe shpresojmë se kjo do të rritet dhe prodhimi i ardhshëm do të jetë në funksion të rritjes së të ardhurave për kompaninë tonë dhe kështu për përmirësimin e rregullimit primar dhe sekondar, që do të mundësojnë një sistem më të qëndrueshëm energjetik në vendin tonë“, tha drejtori i HEC Tikvesh, Zvonko Boshkov.