“Branitellat”, E Majta dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi

nga D V

Shkup, 22 tetor – E Majta njoftoi se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kreut të Kuvendit Afrim Gashi për mosveprim në lidhje me Ligjin për Branitellat, shkruan Alsat.

Sipas tyre, Rregullorja e detyron Gashin si kryetar i Kuvendit të thirr seancë në rast se këtë nuk e bën kryetarja e komisionit për çështje sociale.

“Partia politike E Majta ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për shkak të bllokimit të ligjit për branitellat. Siç e dini ligji i branitellave ka ngecur në procedurë parlamentare që kur kryetari i komisionit amë vendosi të mos thërrasë seancë, në situatë të këtillë detyrë e kryetarit të Kuvendit është ta zhbllokojë procedurën ligjore, respektivisht sipas nenit 126 paragrafit 3 të Rregullores kryetari i Kuvendit është ai që duhet ta thërrasë komisionin dhe të emërojë anëtar i cili do e udhëheqë seancën e atij komisioni. Por, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi që para një muaji më 16 shtator deklaroi për mediat se ai nuk e ka ndërmend ta zhbllokojë ligjin e branitellave dhe se nuk ka ndërmend të thërrasë seancë”, tha Sashko Jançev, E Majta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More