VanHorn, takim me Hoxhën në Ministrinë e Brendshme

nga D V

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn është takuar sot me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Takimi u zhvillua në Ministrinë e Brendshme teksa akoma nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me detajet e kësaj vizite.

Takimi vjen një ditë pas arrestimit të Ilir Metës, kryetar i Partisë së Lirisë, ish-president i vendit, arrestimi i të cilit u komentua gjatë ditën e djeshme për mënyrën e prangosjes së tij nga forcat e Lëvizëse Operacionale të Policisë së Shtetit.

Përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe opozitës e cilësuan arrestimin si rrëmbim politik duke pretenduar se policia përdori dhunë gjatë ndalimit të tij ndërsa udhëtonte me makinë në autostradë. Ndërsa Policia dhe ministri i Brendshëm Hoxha thanë se nuk pati dhunë gjatë arrestimit, por se Meta kishte kundërshtuar arrestimin.

Pak ditë më parë përfaqësuesja e SHBA-së zhvilloi një takim kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More