Braun: I japim mbështetje të plotë integrimit të rajonit

nga Xh M

Bruksel, 27 shtator – “Ballkani Perëndimor nuk është tërësisht i integruar në BE dhe në NATO, gjë e cila para së gjithash mund të ndikojë në proceset e tërësishme gjeopolitike në rajon. Kemi edhe probleme të pazgjidhura në rajon, këtu mendoj mes Serbisë dhe Kosovës, por pavarësisht kësaj, jemi këtu për të dhënë mbështetje për përforcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në të gjitha vendet e rajonit.”, – deklaroi Daniel Braun nga Fondacioni “Konard Adanuer” – RMV.

Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm pranë BE-së vendosi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndajnë rrugën për integrim në familjen e madhe, respektivisht Tirana zyrtare të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me Unionin dhe të vazhdojë të hapë klasterin e parë, ndërsa RMV-ja të bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese që dalin nga korniza negociuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More