Brenda një jave janë raportuar 2880 raste të reja të gripit

nga Xh M

Shkup, 13 shkurt – Nga data 3 deri më 9 shkurt, sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë raportuar 2.880 raste të influencës apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, me një rënie prej 5,1% krahasuar me javën e kaluar.

Siç thuhet në raportin e ISHP, 1552 persona janë të moshës 15-64 vjeç dhe 685 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç.
Rastet më shumë të raportuara janë nga Shkupi, pasuar nga Strumica, Manastiri, Sveti Nikolla. Këtë sezon si të sëmurë janë regjistruar gjithsej 11.614 persona.

Për atë nëse do t’i jepen rekomandime Komisionit për Sëmundje Infektive, drejtoresha e ISHP, Marija Andonovska, thotë se janë në komunikim të përditshëm dhe marrin raporte për bilanc.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More