Londër, 20 dhjetor – ga 45.7 milionë euro vitin e kaluar, fondet janë ulur në 27.4 milionë euro për periudhën 2025–2026. Disa ekspertë vlerësojnë se ky hap është i pajustifikuar.
Britania e Madhe ka reduktuar mbështetjen financiare për mbrojtjen nga sulmet ruse dhe dezinformatat në Ballkanin Perëndimor, duke i ulur fondet nga 45.7 milionë euro vitin e kaluar në 27.4 milionë euro për periudhën 2025–2026.
Fondi për Siguri të Integruar (ISF), i cili mbështet luftën kundër sulmeve kibernetike, forcimin e demokracisë dhe mediat e pavarura, është prekur nga shkurtimi i ndihmës zyrtare për zhvillim nga 36.4 milionë euro në 19 milionë euro, raporton “Guardian”.
Sipas ish-zyrtarëve, ky reduktim mund ta dobësojë lidershipin rajonal të Britanisë së Madhe në frenimin e ndikimit rus dhe destabilizimit.
Sipas tyre, Ballkani Perëndimor është “në vijën e parë të betejës kundër dezinformatave” dhe shkurtimi i mjeteve financiare nuk është i justifikuar strategjikisht në një kohë të rritjes së rreziqeve globale të sigurisë.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, siç shkruan “Guardian”, e ka përshkruar së fundmi Ballkanin Perëndimor si një provë evropiane – një vend ku vihet në test siguria e kontinentit.
Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se vendimet buxhetore pasqyrojnë ndryshimet në prioritetet kombëtare. Ai shtoi se fondi shpesh financon projekte afatshkurtra, ndaj përshtatjet në shpenzime janë të pritshme.
Kate Ferguson nga organizata PA tha se Britania e Madhe deri më tani është dalluar si një lidere e besueshme dhe parimore në Ballkan.
“Tanë, kur format e reja të agresionit rus dhe ndikimit malinj po thellohen në rajon, ky lidership duhet të forcohet, e jo të zbehet”, theksoi ajo.