Shkup, 6 mars – Bujar Osmani është rikthyer në skenë pas dështimit në zgjedhjet presidenciale ku kërkoi votë në gjuhën shqipe, turke, e atë rome sërish nuk arriti të kalojë në raundin e dytë. Por, tani me sa ngjanë tani është i detyruar dhe ka ngelur si xhoker i vetëm i Ahmetit për të garuar në Çair. Mirëpo, Bujar Osmani teksa ishte ministër i Jashtëm për t’i kënaq pritshmërit e qytetarëve maqedonas angazhohej me gjithë qenien e tij për t ambrojtur gjuhën maqedonase. Me fjalë prej zemre e me bindje të plotë garantonte që gjuha maqedonase do të jetë zyrtare në përdorim ndërkombëtar. E për të vë pikën kësaj tani thotë se ka bërë më shumë për afirmimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase se kushdo tjetër prej politikanëve maqedonas, shkruan Zhurnal.
Bujar Osmani edhe njëherë e konfirmoi se ka punuar shumë për gjuhën maqedonase –
Teksa ka filluar një përplasje në distancë mes kryeministrit të vendit, Hristijan Mickovski, dhe nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, në lidhje me deklarat e këtij të fundit në një paraqitje televizive. Ku tha se nuk do të mbahet zgjedhjet lokale nëse dëmtohet gjuha shqipe sepse vendi do të destabilizohet.
E në pyetje nga gazetarët Mickovski u përgjigj ndaj këtyre deklaratave duke thënë se secili ka të drejt të shpreh mendimet e tij por ne i kujtojmë se vendi ka institucione funksionale, me çka aludon se gjithçka do të jetë në kontroll.
“Njeriu që negocioi dhe shiti identitetin tim maqedonas dhe gjuhën time maqedonase ka më së paku kredibilitet për të folur sepse nëse nuk më respekton mua, nuk e respekton gjuhën e tij amtare shqipe”, ka thënë mes tjerash kryeministri, Hristijan Mickovski.
E me nxitim të paparë i është përgjigjur Osmani deklaratavve të kryeministrit, me krekosje e krenari ka treguar për mundin që e ka dhënë për ta ruajtur gjuhën maqedonase dhe integruar tutje.
“Gjuha maqedonase është pranuar në BE dhe në korniza të negociatave pa asnjë fusnotë. Marrëveshja e parë e nënshkruar me BE-në për njohjen e gjuhës maqedonase (FRONTEX). Unë kam bërë më shumë për afirmimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase se kushdo prej tyre. Kryeministri Mickovski le të bëjë për gjuhën shqipe gjysmën e asaj që kam bërë unë për gjuhën maqedonase, shqiptarët do t’i jenë shumë mirënjohës, por më e rëndësishmja, le të mos rrezikojë atë që kanë bërë të tjerët para tij”, ka shkruar Bujar Osmani.
Pra, Osmani deklaron bërë më shumë për afirmimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase se kushdo tjetër prej politikanëve maqedonas. Kur? Sa ishte ministër i Jashtëm. Në çfarë gjendje është dhe ishte gjuha shqipe? Njëjtë sikurse sot, pa dinjitet e pa status të zgjidhur.
Por, nga vet deklarimet e Osmanit kuptohet që ky i fundit ka qenë në mision për ta mbrojtur gjuhën maqedonase. Pra, edhe kur gjuha shqipe ishte përqindje në Kushtetutë dhe po vazhdon ngjashëm si e tillë. Edhe kur gjuha shqipe nuk respektohej në shumë institucione të vendit ministri i Jashtëm shqiptar i Maqedonisë së Veriut nuk shqetësohej fare për këtë gjendje.
Derisa shqiptarët përfaqësoheshin nga politikanë të tipit të Bujar Osmanit që me vota të shqiptarëve ngriteshin në pozita e pastaj luftonin për të drejtat e maqedonasve vështirë shumë që të përmirësohet statusi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Pra, as mos të flasim për faktorizim të shqiptarëve. Jemi në situatë absurde që tani pikërisht Osmani po lufton për gjuhën shqipe.
Kur ka qenë në pozitë ka punuar vetëm për gjuhën maqedonase, gjë që po e konfirmon edhe vetë tani, e kur u shkarkua nga pozita vazhdoi të qaj për gjuhën shqipe. Kjo pos hipokrizi nuk ka përkufizim tjetër adekuar. E kjo shpien në atë gjendje që Osmani ka ngelur as andej as këndej, po tenton të manipulojë maqedonasve u thotë që ka punuar për gjuhën maqedonase, e shqiptarëve po luftojmë për gjuhën shqipe. Në fund të ditës gjuha shqipe ka ngelur në gjendje të mjerueshme e pa përfilluar dhe vazhdimisht në rrezik nga Gjuha Kushtetuese. /Zhurnal.mk