Bulevardi VS Bato drejt përfundimit, Qamili: Punë e madhe për Porojin, Xhepçishtin dhe Tearcën

nga D. V.

Shkup, 24 dhjetor – Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se projekti i bulevardit VS Bato në Poroj po hyn në fazën e realizimit.

“Bulevardi VS Bato në Poroj po bëhet realitet 🫶. Punë e madhe për Porojin, Xhepçishtin dhe fshatrat e komunës së Tearcës. Vazhdojmë kështu, në çdo lagje dhe në çdo cep, t’i realizojmë premtimet e bëra në fushatë!”, ka shkruar Qamili mbi videon e publikuar.

Ky projekt infrastrukturor pritet të ketë rëndësi të veçantë për banorët e zonës, duke përmirësuar lidhjen rrugore dhe zhvillimin lokal. Poroji është vendlindja e Albi Qamilit, çka e bën këtë investim në të njejtën kohë edhe realizim të premtimit para bashkëvendasve të tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More