Bulliqi bën homazhe në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta të Arbnor Deharit

nga D. V.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, zyrtarë tjerë të Lëvizjes, familjarë e miq, sot ishim për homazhe pranë varrit të Arbnor Deharit, i cili para 11 vjetësh ndërroi jetë.

Bulliqi thotë se ai do të kujtohet gjithmonë si një aktivist shembull, transmeton Telegrafi.

“Edhe në këtë përvjetor, Arbnori kujtohet gjithmonë si një aktivist shembull, i cili kishte vizion për të ardhmen, por ishte edhe motivim për gjeneratat e reja. Arbnorin do ta kujtojmë me mall gjithnjë, jo vetëm si një aktivist të Lëvizjes, por edhe si një djalë të mrekullueshëm e me ideale të larta kombëtare”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More