Bulliqi: KRU “Prishtina” ka nënshkruar kontratën për realizimin e disa projekteve të rëndësishme në Podujevë

nga D. V.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka nënshkruar kontratën për realizimin e disa projekteve të rëndësishme në Komunën e Podujevës.

Bulliqi ka treguar se çfarë përfshin kontrata e nënshkruar, transmeton Telegrafi.

“Projektet përfshijnë: Ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Herticë, rehabilitimin dhe ndërrimin e gypave të ujësjellësit në rrugët “Afrim Zhitia” dhe “Ilir Konushevci”, si dhe ndërrimin e gypit kryesor në rrugën “Brigadat” në Podujevë”, ka pohuar ai.

Tutje, ai shtoi se këto investime do të ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë të pijshëm për këto lagje dhe fshatin Herticë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More