Bulliqi: Së shpejti do të jetësohet projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja

nga D V

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë që së shpejti do të jetësohet projekti i banimit  për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka njoftuar Bulliqi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Viti i ri, projekte të mëdha. Në këtë fillimvit të 2025 dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm e një projekt të jashtëzakonshëm që së shpejti do të jetësohet në Komunën e Podujevës, ky është projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “Sipas planifikimeve në Podujevë projekti i banimit të përballueshëm përmban kompleksin me dy lamela shumëbanesore, sipërfaqe totale ndërtimore 19975m2, 133 njësi banimi, 20 njësi afariste, me vlerë investive rreth 19 milionë euro”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More