Policia Rajonale e Gjilanit ka mbajtur aktivitete të ndryshme gjatë kësaj jave në trafikun rrugor, njiherit edhe apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
Policia thekson se në këto ditë me mjegull duhet kontrolluar dritat, të përdorin dritat e ulëta, të mbahet një distancë e sigurt, të përdoren vijat orientuese, të reduktohet shpejtësia dhe të mos ndalohet në rrugë.
“Bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull”, apelon policia rajonale e Gjilanit.