Burime diplomatike greke: Bashkëpunimi bilateral, tejkufitar dhe rajonal në fokus të takimit Mucunski-Gerapetritis

nga Xh M

Athinë, 23 shtator  – Çështjet për bashkëpunim bilateal, tejkufitar dhe rajonal, perspektiva evropiane e vendit tonë, si dhe nevoja që të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, siç është Marrëveshja e Prespës, ishin temat për të cilat kanë biseduar ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Timço Mucunski dhe Jorgos Gerapetritis, sipas burimeve diplomatike greke.

Gjatë bisedave, sipas informatave të njëjta, shefi i diplomacisë greke ka theksuar se vijimi i suksesshëm i perspektivave evropiane i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë edhe të Maqedonisë së Veriut, varen nga plotësimi i obligimeve që dalin nga legjislatura evropiane dhe e drejta ndërkombëtare, mes të cilave edhe respektimi e marrëveshjeve ndërkombëtare, siç është Marrëveshja e Prespës dhe përmes mbajtes së marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ky ishte takim i parë i dy shefave të diplomacive, ndërsa u mbajt në zyret e Misionit të përhershëm të Greqisë në KB, në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More