Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së

nga Redaksia

Shkup, 9 maj – Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM-së, jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të socialdemokratëve.

“Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari deri tek i fundit. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam kërkuar përgjegjësi personale nga të gjithë faktorët – dhe ky akt është pikërisht ai. Dhe dorëheqja e udhëheqësisë është një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të besimit të qytetarëve dhe hapjes së rrugës drejt suksesit të ardhshëm politik”, thotë ai në postimin në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More