Bytyqi: Ministria e Financave dhe Komisioni për Mbrojtje të Konkurencës të nisë procedurë për sigurimin automobilistik

nga Redaksia

Shkup, 26 prill – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se është i tmerruar nga rritja e shumës për policën e detyrueshme të sigurimeve nga ana e kompanive të sigurimeve. Sipas tij, ky është akt manipulues me të cilin kompanitë e rrisin çmimin e autosigurimit në kurriz të qytetarëve. 

“Është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve. Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë. Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e autosigurimeve në kurriz të qytetarëve”, theksoi Bytyqi.


Ai i bëri thirrje Ministrisë së Financave si dhe Komisionit për Mbrojtje të Konkurencës të veprojnë për këtë rast. 

“I bëj thirrje ministrisë përkatëse të Financave dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që të veprojë dhe të nisë një procedurë për shoqatat oligopolistike dhe kompanitë e sigurimeve të tërheqin rritjen e çmimit dhe pres që qytetarët që kanë paguar tashmë çmime më të larta të kompensohen”, shkroi Bytyqi në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More