Bytyqi: Qeveria nuk e kontrollon baraspeshën fiskale, ka vizion populist mbi buxhetin

nga Redaksia

Sot gjatë debatit për rebalancin e buxhetit deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi vlerësoi se ribalanci ka funksion të skicojë projektim ekonomik rozë dhe është njohje, siç tha, se Qeveria tashmë nuk e kontrollon baraspeshën fiskale, llogaritjen politike afatshkurtër, ndërsa në vend të strategjisë për zhvillim e vendos vizionin ekonomik në serinë e gjesteve populiste.

Sipas Bytyqit, pas numrave formalë fshihet shqetësim edhe më i madh sepse deficiti i buxhetit për vetëm një muaj e gjysmë gati është dyfishuar. “Rritje e tillë nuk ndodh në ekonomi me disiplinë të shëndoshë fiskale”, tha Bytyqi.

Ai iu referua gjithashtu treguesit të Këshillit Fiskal se rritja nuk mund të pritet vetëm nga konsumi publik. Ai deklaroi se është një problem serioz që ka mbi 700 milionë euro detyrime të prapambetura dhe të papaguara të identifikuara nga Këshilli Fiskal sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

-“Komponenta zhvillimore e Buxhetit është shkatërruese. Shpenzimet kapitale, megjithëse të rritura në letër, po realizohen me një ritëm që kufizohet me justifikimin ekonomik, mbi 11 miliardë denarë deri më 12 qershor, që është mezi 23 për qind”, tha Bytyqi.

Ndryshe ribalanci i Buxhetit për të cilin sot filloi debati i përgjithshëm në Kuvend, për deputetët e VMRO-DPMNE-së garanton rritje ekonomike dhe përmirësim të standardit jetësor dhe është porosi për menaxhim me financat shtetërore, zhvillimor, vizionar dhe real.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More