Kasami në Xhepçisht: Së shpejti kanalizimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit

nga Redaksia

Tetovë, 29 gusht – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas faljes së xhumasë ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me banorët e fshatit Xhepçisht.

Gjatë këtij takimi, ai ka informuar qytetarët për projektet që pritet të nisin shumë shpejt në këtë fshat, mes tyre ndërtimi i rrjetit të kanalizimit, rrjetit të ujësjellësit dhe asfaltimi i rrugës kryesore.

“Zëri i banorëve është forca më e madhe për të ecur përpara, ndërsa me punë dhe përkushtim Xhepçishti do të marrë zhvillimin që meriton”, shkruan Kasami.

Ai gjithashtu falënderoi për prezencën masive të qytetarëve në këtë bashkëbisedim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More