Në programin e drekës në News24 është diskutuar në lidhje me krimin zgjedhor dhe se si mund të ndikojë SPAK në zgjedhjet e ardhshme në 11 maj.
I ftuar në studio juristi Ervis Cela ka deklaruar se SPAK duhet të hetojë krimin në zgjedhje.
Sipas tij, pjesë e hetimit duhet të jenë dhe rastet e korrupsionit që ndodhin në zgjedhje. Cela shtoi se nëse pas zgjedhjeve fillojnë denoncimet, çdo gjë do të dështojë.
Ai theksoi gjithashtu se edhe qytetarët janë ndërgjegjësuar nga kjo reformë.
“SPAK duhet të zhdukë krimin në zgjedhje. Nëse pas zgjedhjeve fillojnë denoncimet besoj se çdo gjë do të dështojë. SPAK duhet edhe të hetojë rastet e korrupsionit në zgjedhje.
Platforma e SPAK gjithashtu ka ndërgjegjësuar edhe qytetarët. .” tha ai.