Çështja e presidentit, Kurti: Fillimisht bisedoj me Osmanin e  pastaj me opozitën

nga D. V.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mbrëmë ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se tashmë po përgatiten për formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, Kurti ka nënvizuar se çështja e zgjedhjes së Presidentit do të jetë prioritet vetëm pas disa hapave të tjerë.

“Së pari të presim certifikimin nga KQZ, dhe pastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë,” tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi me opozitën do të jetë i domosdoshëm për disa procese, përfshirë edhe çështjen e presidentit.

Kurti u shpreh se për postin e presidentit njëherë do të flas me presidenten aktuale Vjosa Osmanin e më pastaj me partitë opozitare.

“Por, natyrisht që nuk do të vonohemi për këtë çështje. Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshëm. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentit, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky s’është as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi”, tha Kurti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More