Çështja “Xibraka”, Bardhi: Prokurori gënjen, nuk ka marrë pushimin e çështjes nga gjykata

nga D V

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sërish sot për çështjen “Xibraka”, ndërsa deklaroi se “prokurori gënjen, pasi nuk ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Olsi Ramën”.

Disa ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se, pas hetimeve të kryera nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me dosjen “Xibraka”. Njoftimi erdhi pas rifillimit të hetimeve pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi.

“I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pazbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen ‘Xibraka’. Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s’ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë, pra ka ‘pushuar hetimin’ për të sa kohë ka dalë me ‘konkluzion’”, u shpreh Bardhi në një reagim në rrjetet sociale.

Por sipas Bardhit, “e vërteta është që as ka hetuar gjë dhe as ka përfunduar asgjë”.

“Pyetja është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzionin lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të dilet në konkluzion?! Certifikimin nëse janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria”, vijoi Bardhi.

“Pse nuk e dërgoi çështjen në gjykata për certifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh?
Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë?Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetarëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është certifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More