Reshjet e dendura të dëborës, Çako: Përballim me sukses i situatave nga Mbrojtja Civile

nga D V

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, informoi sot mbi situatën më të fundit të krijuar në vend si pasojë e motit të keq.

Çako u shpreh se prej gati 3 ditësh vendi është përfshirë nga reshje të shumta dëbore dhe shiu.

“Në këto kushte, ashtu sikurse është njoftuar dhe nga AKMC, të gjitha strukturat, institucionet e pushtetit vendor kanë marrë masat për përballimin me sukses të situatave të krijuara nga faktorët atmosferikë, qoftë në zonën e veriut, qoftë dhe në zonën e jugut ku ka pasur reshje intesive shiu”, tha ai.

Aktualisht, theksoi Çako, “zona e veriut, e përfshirë pothuajse e gjitha nga reshje të konsiderueshme dëbore, ndodhet nën mbikëqyrje të plotë nga të gjitha strukturat, të cilat janë duke operuar”.

Çako nënvizoi se, “pothuajse të gjitha akset nacionale janë të hapura, komunikojnë lirshëm dhe të gjitha kompanitë kontraktore, ARRSH-ja dhe të gjitha institucionet e tjera janë në krye të detyrës për të mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirshme”.

“Gjatë 24 orëve që kemi kaluar pothuajse të gjitha strukturat kanë qenë në operacion të plotë dhe ka pasur ndërhyrje me Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit dhe me të gjitha strukturat e tjera”, tha ai.

“Në Vlorë, gjatë gjithë natës, është operuar dhe vazhdon të operohet. Aktualisht situata është pothuajse në kontroll dhe nuk ka prezencë uji. Është vënë në eficiencë të plotë hidrovori i Vlorës”, u shpreh Çako.

Ashtu sikurse, shtoi kreu i AKMC, “gjatë gjithë natës me strukturat operacionale është ndërhyrë në ndihmë në qafën e Murrizit ku kanë ngelur një automjet me 3 persona, të cilëve iu mundësua ndihma”.

“Pothuajse në të gjitha zonat, bashkitë dhe njësitë administrative të veriut aktualisht komunikohet. Ka struktura në terren”, përfundoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More