Prej orës 18:30 kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë.
Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu ka zbardhur porositë që kreu i ekzekutivit kishte për ta.
“Nuk kam ankesa për ju. Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për te parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora. IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur. Vlerësoj punën e Elona Lalajt, drejtore e re e policisë bashkiake, kanë rënë ankesat. Porositë e lëna dhe zbatimi do të diskutohen në një takim të ngjashëm pas dy javëve”, tha thënë Rama.