Cilësohet e qetë dhe stabile siguria në Komunën e Hanit të Elezit

nga D V

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Hanit të Elezit gjatë së premtes ka mbajtur mbledhjen e parë për 2025-n, në të cilën janë diskutuar një varg pika të rendit të ditës.

Nënkryetari i kësaj komune Sevdi Dernjani me këtë rast ka thënë se bazuar në informatat e institucioneve përkatëse, gjendjen e përgjithshme e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Ndërkaq, për informata të tjera për gjendjen e përgjithshme gjatë muajit janar, komandanti i Stacionit të Policisë në qytezën e Hanit të Elezit, Nuhi Dema, ka thënë se, “Gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësojmë të qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike. Përgjatë periudhës raportuese janë regjistruar 11 raste, që janë 2 raste më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Dema.

Lulzim Dema nga Policia e vijës kufitare raportoi se gjendja e sigurisë është e mirë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rregullave kufitare, dhe sipas tij në periudhën raportuese janë regjistruar vetëm 2 raste.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More