Ndahen 2.3 milionë euro për subvencionimin e 244 specializantëve me vetëfinancim

nga D V

Qeveria e Kosovës do të mbulojë shpenzimet e shkollimit për specializantët. Në mbledhjen e qeverisë u miratua shuma prej 2.3 milionë euro për pagesë të 244 specializantëve me vetëfinancim në periudhën 1 janar-31 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online.

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se nga 20 vendime të marra në mbledhjen e sotme të qeverisë,  ai tha se ishin dhe dy vendime që kanë të bëjnë direkt me ndihmën konkrete dhe direkte për specializantët tanë në Republikën e Kosovës, por edhe specializantët e tjerë shqiptarë nga trojet jashtë Kosovës.

Me propozimin e MSH-së, qeveria miratoi vlerën prej 2 milionë e 365 mijë euro për subvencionimin e 244 specializantëve prej datës 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2025.

“Natyrisht edhe pse me vetëfinancim qeveria ka vlerësuar se ndihma ndaj këtyre specializantëve është e domosdoshme, në mënyrë që përveç investimeve tjera që po bëjmë për ta mbajtur personelin shëndetësor në Kosovë të jetë dhe kjo një ndihmë, t’iu mundësohet një shkollim dinjitoz specialistik. Sot u mor dhe një vendim tjetër edhe për 30 specializantë me vetëfinancim jo vetëm nga Lugina  e Preshevës, por dhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Republika e Shqipërisë u është mundësuar ky shkollim specialistik dhe me këtë ne po eliminojmë padrejtësi ku dhe këtyre specializantëve do t’u ofrohen kushte të barabarta me subvencionimin për shkollimin e tyre specialistik”, tha Vitia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More