Çitaku: Nuk i komentojmë dëshirat e Kurtit, ta ndërrojnë kandidatin dhe të ecim tutje

nga D. V.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku pas dështimit për të 19-në herë të seancës konstituive i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën në mënyrë që të konstituohen insitutcionet.

Çitaku para mediave tha se nuk i komentojnë dëshirat e deputetit Kurti, pasi sipas saj, PDK vlerëson realitetin politik në Kuvend.

“I bëjmë thirrje deputetit Kurti që të reflektojë, të zhbllokojë situatën në mënyrë që institucionet të konstituohen… PDK ka qenë jashtëzakonisht e përgjegjshme dhe konstruktive dhe po mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të zhbllokimit…”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Deputetja e PDK-së u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat e Kurtit të një dite më parë.

“Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti… Ne e vlerësojmë realitetin politik në Kuvend, nuk e ka shumicën parlamentare, i bëjmë thirrje të reflektojë, të ndërrojë kandidatin dhe të ecim tutje”, tha ajo. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More