Mësimi dual, Kurti në Skenderaj: Një model që lidh shkollën me ekonominë, dijen me zanatin

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar në Skenderaj, ku tha po mbahen provimet e para praktike për gjeneratën e parë të nxënësve që ndjekin sistemin dual të arsimit profesional në katër profile të ndryshme.

Kurti në një postim në Facebook tha se është hera e parë në historinë e arsimit në Kosovë që zbatohet në këtë përmasë një model që lidh shkollën me ekonominë, dijen me zanatin, të ardhmen me mundësinë reale të punësimit.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

Suksese e urime gjeneratës së parë të arsimit dual në Kosovë!

Dje dhe sot, në Skenderaj, po mbahen provimet e para praktike për gjeneratën e parë të nxënësve që ndjekin sistemin dual të arsimit profesional në katër profile të ndryshme – muratorë dhe punëtorë të ngjashëm.

Më 4 prill 2022, në këtë komunë u nënshkruan kontratat e para të marrëveshjeve të mësimit në kompani. Tre vjet më vonë, po korrim frytet e këtij vizioni të përbashkët për një arsim që përgatit të rinjtë tanë jo vetëm me dije teorike, por edhe me aftësi praktike në përputhje të drejtpërdrejtë me kërkesat e tregut të punës.

Kjo është hera e parë në historinë e arsimit në Kosovë që zbatohet në këtë përmasë një model që lidh shkollën me ekonominë, dijen me zanatin, të ardhmen me mundësinë reale të punësimit – ashtu që për çdo diplomë të kemi vend pune, por edhe çdo vend pune të jetë me një diplomë shkolle paraprake.

Suksese në provime dhe urime për certifikimin. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More