Danella Arsovska vazhdon me avazin e vjetër, diskriminon sepse askush se ndalon!

nga I.A

Shkup, 7 tetor – Arsovska erdhi me votat e shqiptare nga ndihma që ia ofruan partitë shqiptare por pa u menduar dy herë me të marrë pozitën e të parës së Shkupit shpërfaqi mosmirënjohjen dhe urrejtjen e thellë që e ka ndaj popullit shqiptarë. E bastardoi qytetin e Shkupit duke larguar gjithë shqiptarët nga pozitat menaxheriale, e kjo përpos që është diskriminim është edhe mos mirënjohje ndaj votuesit shqiptarë. Sa ishte në fushatë bredhte kafeneve të Çarshisë së Shkupit, takime me studentë shqiptarë, të rinj e të moshuar kërkonte mbështetje për ta parë pastaj ndryshimin. Ndryshimi ndodhi, por edhe më keq se sa ishte, shkruan Zhurnal.

Arsovska mund të shpallet “anti-shqiptarja” e vitit –

Se kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka urrejtje për shqiptarët e ka dëshmuar shumë herë në shumë forma. Duke përjashtuar investimet e duhura e shumë të nevojshme në zonat shqiptare, duke mos i përmbajtur premtimet e dhëna, duke shkaktuar kaos në transportin publik, pa çka tjetër.

E më keq se kaq tani më ka dëshmuar që në gjitha pozitat udhëheqëse në qytetin e Shkupit ka vendosur vetëm maqedonas. Kjo është për keqardhje sepse nga e para e qytetit në vend se të ketë përfaqësim të drejt dhe adekuat bëhet diskriminim klasik.

Shqiptarët dinë të mbështesin por dinë edhe të ndëshkojnë, e për këtë gjë Arsovska duhet të jetë e vetëdijshme sepse largimi i gjithë shqiptarëve nga pozitat menaxheriale është tmer i vërtetë dhe shpërfaqje e anti-shqiptarizmit dukshëm.

Në kuadër të qytetit të Shkupit funksionojnë 20 sektorë dhe asnjëri nga ta nuk udhëhiqet nga shqiptarë –

Në një analizë të detajuar të paraqitur nga Sekretari i Komunës së Çairit, z. Faruk Nevzati, theksohet se në kuadër të qytetit të Shkupit veprojnë 20 sektorë administrativë, asnjë prej të cilëve nuk drejtohet nga shqiptarë, pavarësisht se shqiptarët përbëjnë 22.85% të popullsisë së qytetit sipas regjistrimit të vitit 2021. Nga 92 pozita udhëheqëse, vetëm 8 prej tyre janë të mbajtura nga shqiptarë, duke përbërë 8.7% të totalit. Nevzadi thekson se ky mosrespektim i përfaqësimit të drejtë është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe bën thirrje për veprime nga këshilltarët shqiptarë në mbështetje të përfshirjes së drejtë.

Edhe pse sipas rregjistrimit të fundit të popullatës të vitit 2021 shqiptarët përbëjnë 𝟐𝟐.𝟖𝟓% të popullatë rezidente të Qytetit të Shkupit, kryetarët e Qytetit të Shkupit,, të gjithë me radhë që nga viti 2005 e këndej, vazhdojnë ta diskriminojnë administratorët shqiptar të cilët kursesi nuk po arijnë të marrin pozita udhëheqëse në sektorët e këtij institucioni. Në bazë të nenit 3 të Vendimit për Organizimin e Brendshëm të Qytetit të Shkupit, Administrata e Qytetit është e organizuar në 20 Sektorë. Asnjë nga këta sektorë nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë, Sipas këtij organizimi, në atë sektorë ku nuk është plotësuar vendi i punës me udhëheqës sektori, ai sektorë udhëhiqet nga ndihmës udhëheqës sektori ku gjithashtu asnjëri prej tyre nuk është shqiptar

Sipas të dhënave zyrtare të mara nga UEB faqja e Qytetit të Shkupit, nga 92 pozicione udhëheqëse në kuadër të administratës së Qytetit të Shkupit (Udhëheqës sektori, ndihmës udhëheqës sektori dhe udhëhqës departamenti) vetëm 8 udhëhiqen nga kuadro shqiptarë ose 8.7%.

Në nenin 59 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale është qartë e përcaktuar se “Gjatë punësimit, në administartën komunale dhe në veprimtaritë publike që i ka themeluar komuna do të mbahet llogari për përfshirje të drejtë dhe përkatëse të qytetarëve të cilët u përkasin të gjitha bashkësive të përfshira në komunë në të gjitha nivelet si dhe respektimi i kritereve për kompetencë dhe profesionalizëm”, kjo normë ligjore edhe pas 22 viteve të sjelljes së këtij Ligji, vazhdonë të shkilet nga udhëheqësija e Qytetit të Shkupit. Këshilltarët shqiptarë në Qytetin e Shkupit, gjatë votimit të planeve vjetore për punësim dhe avansim, duhet ti kenë parasyshë këto fakte.

Megjithatë, e dyshuara për posedim të shtetësisë Bullgare, tash më në krye të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, fituese e zgjedhjeve lokale me ndihmën dhe përkrahjen e pa rezervë nga dy partitë politike shqiptare që ishin në koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Këto dy parti politike i besuan Arsovskës, votuesit i besuan partive, por ky besim i dyfishtë sjelli zhgënjim të shumëfishë për shqiptarët nga kjo kryetare që nuk i përfill shqiptarët askund.

Kujtojmë që, Danella Arsovska ka dështuar thellësisht me realizimin e premtimeve në vendbanimet shqiptare, prandaj ajo po del të jetë edhe më e dobët sesa kryetari para saj, Petre Shilegov. Qytetarët kishin nevojë për ndryshim prandaj edhe e ndryshuan bartësin e ndryshimeve, por fatkeqësisht gjendja vazhdon të mbetet e njëjta. Arsovska përpos që nuk ka bërë asgjë, ajo gjatë kësaj periudhe ka rënë në kontraditë shpesh me vendimet e saja, që nuk u bë rahat me drejtorët, kur i emëron i prezanton si prurje fantastike dhe njerëz të duhur, muaj më vonë i shkarkon duke i cilësuar si jo të duhur. Tani kjo është shenjë shumë e qartë që tregon se Arsovska nuk ia ka idenë menaxhimit. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More