Shkup, 18 shtator – Epidemiologu Dragan Danillovski kërkon që mediat të raportojnë drejt për të infektuarit me Covid-19, si dhe për vdekjet. Lidhur me raportin e djeshëm të Institutit të Shëndetit Publik për bilancin e Covid-it në javën e kaluar, mjeku konstaton se katër persona nuk kanë vdekur nga Covid-19, por kanë vdekur me Covid-19.
“Kjo do të thotë se ata kanë vdekur nga ndonjë sëmundje kronike (që është shkaku kryesor i vdekjes), dhe Covid-19 ka qenë vetëm një gjendje (sëmundje) përcjellëse (shoqëruese) që ka përshpejtuar fillimin e vdekjes”, thekson Danillovski, duke shtuar se Covid- 19 nuk duhet të renditet si “shkaku kryesor i vdekjes”, por vetëm si “i lidhur”.
Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me një rënie prej 48,6% krahasuar me javën e kaluar (n=111). Përqindja e pozitivitetit varion nga 10.0% në 45.0%, me një mesatare prej 20.9%.