DAP: Mundësi e re për dhënien e kodit për identifikim për pagesë të integruar

nga Xh M

Shkup, 8 mars – Përfundoi përmirësimi i sistemit për e-Shërbime tatimore përmes vendosjes së funksionalitetit të ri, parashtrimin e kërkesës për dhënien e kodit për identifikim për nënshkrim të llogaritjeve MPIN të përgatitura përmes sistemit vijues për llogaritje të pagave, i informon Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) tatimpaguesit dhe ushtruesit e veprimtarisë kontabiliste.

“U bëhet thirrje tatimpaguesve që kanë probleme me kodet e identifikimit për nënshkrimin e llogaritjeve MPIN që të paraqesin kërkesa për lëshimin e kodeve të reja përmes sistemit e-Shërbime tatimore. Kërkesa gjendet në menynë ‘Shqyrtime dhe raporte’ në nënmenynë ‘Kërkesë për lëshimin e çelësit për përgatitjen e pagave’. Kodet e lëshuara do të vendosen në profilet tuaja në sistemin e-Shërbime tatimore në menunë e specifikuar”, thonë nga DAP.

Gjithashtu, shtojnë, informuam se detyruesit të cilët kanë vendosur që llogaritjet MPIN t’i përgatisin përmes sistemit e-Shërbime tatimore sipas kumtesës nga 6 marsi i vitit 2025, nuk ka nevojë të parashtrojnë kërkesë për dhënien e çelësit për llogaritjen e pagave.

Paralajmërojnë se Drejtoria e të Ardhurave Publike do të dalë me kumtesë shtesë kur plotësisht të fillojë të shfrytëzohet mënyra e re e llogaritjes së pagave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More