Daut Beqiri votoi në Haraçinë: Sot vendos populli, fitorja do të jetë e qytetarëve

nga Xh M

Shkup, 19 tetor – Kandidati Daut Beqiri ka ushtruar të drejtën e votës në komunën e Haraçinës, duke e cilësuar ditën e sotme si një moment të rëndësishëm për vendimin e së ardhmes së kësaj komune.

Ai theksoi se fushata është zhvilluar në mënyrë të qetë, të ndershme dhe me dashuri për vendin, ndërsa u shpreh optimist se vullneti i qytetarëve do të triumfojë.

“E shfrytëzova të drejtën për të votuar me bindjen se vullneti e popullit do të fitojë. Kemi bërë një fushatë të qetë, të ndershme dhe plot dashuri për vendin tonë. Në çdo lagje e familje kam parë dëshirën për ndryshim dhe zhvillim”, tha Beqiri.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime me qetësi dhe përgjegjësi.

“Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë me qetësi e përgjegjësi. Sot Haraçina vendos për të ardhmen dhe fitorja do të jetë e popullit! Me një zë – 7”, deklaroi ai.

Beqiri garon me numrin 7️⃣✅ në fletëvotim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More