Daut Memishi fillon aksionin për pastrimin e komunës së Tearcës

nga Xh M

Tearcë, 8 nëntor – Në kuadër të përkushtimit për një ambient më të pastër dhe më të bukur, kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka filluar sot aksionin e pastrimit të mbeturinave në disa zona të komunës.

Aksioni ka për qëllim përmirësimin e pastërtisë publike dhe nxitjen e qytetarëve për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit. “Pastërtia dhe kujdesi për mjedisin janë përgjegjësi e përbashkët. Vetëm bashkë mund ta bëjmë komunën tonë një vend më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të bukur për jetesë”, deklaroi Memishi.

Nga komuna njoftojnë se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha vendbanimet dhe institucionet lokale, me synim që Tearca të bëhet shembull i pastërtisë dhe kujdesit ndaj mjedisit.

https://www.facebook.com/share/p/1GdhUYR658/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More