Shkup, 5 gusht – Zëvendesdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, ka zhvilluar një takim pune me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së të Ardhurave Publike të Maqedonisë së Veriut, z. Fisnik Mela, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në takim u nënvizua edhe roli kyç i institucioneve në luftën kundër ekonomisë gri dhe korrupsionit, si dhe nevoja për rritje të transparencës dhe ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve përkatëse.
“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të funksionimit institucional dhe rritjes së besueshmërisë publike,” deklaroi Mustafa Dauti.
Takimi vlerësohet si një nismë e rëndësishme për forcimin e politikave fiskale dhe doganore në vend.