Dauti thellon bashkëpunimin me SHBA-në për siguri kufitare dhe reforma doganore

nga Redaksia

Shkup, 15 korrik – Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, realizoi sot një takim pune me përfaqësues të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup, përfshirë Atasheun e ICITAP-it, Michael McKee, këshilltarin politik Matthew Flannes dhe këshilltarin Adrian Ismaili.

Në fokus të takimit ishte misioni i ICITAP, program kyç i cili kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale përmes trajnimeve me standarde ndërkombëtare, me theks të veçantë në fushën e sigurisë kufitare dhe profesionalizmit të shërbimeve doganore.

Dauti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës amerikane dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen, si një lidhje strategjike për siguri dhe efikasitet më të madh institucional.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More