Debat në organizim të Qendrës analitike hulumtuese të BDI-së, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës shqipe

nga D V

Shkup, 22 nëntor – Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot , Qendra Analitike Hulumtuese e Bashkimit Demokratik për Integrim “Abdilaqim Ademi”, organizon debat me temë: ”Shqipja gjuhë zyrtare – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit“.

Debati, siç kumtuan nga BDI-ja, do të fokusohet në sfidat dhe kërcënimet aktuale me të cilat përballet Marrëveshja Paqësore e Ohrit, rëndësia e saj për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit tonë, si dhe hapat e ardhshëm për ruajtjen dhe avancimin e saj.

Si panelistë janë paralajmëruar Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nikica Korubin, ish-deputete dhe analiste politike, Agim Nuhiu, profesor universitar dhe Ivon Veliçkovski, lider politik i Lëvizjes për Republikën e Re.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More