Debati për emërimin e rrugëve në Tetovë/ Kasami: Me rëndësi qytetarët të kenë adresë

nga Xh M

Tetovë, 4 prill – U mbajt debati i parë publik për emërimin rrugëve në Tetovë. Kryetari i komunës Bilall Kasami tha se do të duhet të mbahen katër debate të tilla, ndërsa nuk e di se a do të përfundojë ky projekt para zgjedhjeve lokale.

Sipas Kasamit me rëndësi është që qytetarët të kenë numra dhe emra në rrugët e tyre.

“Është një proces i rëndësishëm, është një projekt do kisha thënë shumë i madh dhe i rëndësishëm për Tetovën që nuk është bërë 30 vitet e fundit për Tetovën. Për mua është e pa rëndësishme a do të mbarojë në kuadër të mandatit tim, sa është me rëndësisë që Tetova dhe tetovarët të kenë emra të rrugëve dhe numra të adresave të banimit në shtëpitë e tyre”, tha Bilall Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More