Mexhiti priti 15 të punësuar të rinj shqiptarë në Ministrinë e Mjedisit

nga D. V.

Shkup, 8 gusht – Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, priti sot në kabinetin e tij 15 të punësuarit e rinj shqiptarë që kanë marrë vendimet për punësim në këtë ministri.

Ky veprim, sipas Mexhitit, është vazhdimësi e angazhimit për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe rritjen e efikasitetit të administratës, me qëllim përmbushjen e objektivave strategjike për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend.

Mexhiti theksoi se përfshirja e kuadrove të rinj shqiptarë është thelbësore për modernizimin e administratës dhe zbatimin me sukses të politikave mjedisore në përputhje me standardet evropiane.

“Me këtë hap po investojmë në njerëzit sepse ata janë shtylla e çdo reforme të qëndrueshme. E ardhmja e mjedisit tonë varet nga puna dhe përkushtimi i këtyre profesionistëve të rinj,” deklaroi Mexhiti.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të zbatojë politika që nxisin transparencën, profesionalizmin dhe përfshirjen e të rinjve shqiptarë në vendimmarrje dhe në realizimin e projekteve mjedisore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More