Deklarata e Stoilkoviqit për shkarkimin e Idrizit, Kasami: Partitë që propozojnë emërimet, propozojnë edhe shkarkimet

nga D. V.

Shkup, 10 qershor – Bilall Kasami nga VLEN tha se është “deklaratë e përshpejtuar” prononcimi i ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili tha se do të propozojë që të shkarkohet drejtori Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit në konferencë për shtyp nuk foli edhe në gjuhën maqedonase, përcjell TV21. Kasami tha se propozimet për shkarkime i bëjnë po të njëjtat parti që propozojnë edhe emërimet.

“Emërtimet e funksionarëve bëhet me propozimet të partive të cilat i emërojnë, është marrëveshje e koalicionit. Mendoj se ndoshta është një deklaratë e përshpejtuar, sigurisht që gjithë procesi i bashkëqeverisjes është në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje të partnerëve të koalicionit, nuk besoj që ka një marrëveshje për për, do të kisha thënë për emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve të partive, gjithmonë ka kështu keqkuptime mes partnerëve të koalicionit, por besoj që do të tejkalohen. Unë besoj që propozimin e emërimit dhe shkarkimit e bëjnë partitë të cilët i bëjnë propozimet edhe për shkarkim”, deklaroi Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More