Del data, ja kur Partia Demokratike do të zhvillojë procesin e primareve

nga Xh M

Nga Olta Blaceri

Në datën 1 mars Partia Demokratike do të zhvillojë procesin e primareve për të përzgjedhur kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 majit.

Këshilli Kombëtar i PD miratoi sot udhëzimin për primaret i cili parashikon se Kryetari i partisë Sali Berisha dhe drejtuesit politikë nuk do ti nënshtrohen primareve por do të jenë në pjesën e mbyllur të listës së kandidatëve për deputet.

Pjesa tjetër e listës së kandidatëve për deputet do ti nënshtrohet votimit nga anëtarësia e PD në secilin prej 12 qarqeve të vendit.

Në përfundim të procesit do të jetë kryesia e partisë demokratike e cila do të përzgjedhë mes kandidatëve me më shumë vota se cilët do të garojnë për tu bërë deputet, dhe nëse do të jenë në listën e hapur apo të mbyllur.

Në renditjen e secilit prej kandidatëve në listë do të merret parasysh edhe puna e tyre në diasporë pasi Berisha ka deklaruar se secili duhet të regjistrojë në zgjedhje 300 qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas ndryshimeve qe pritet të miratohen nesër në parlament lista e kandidatëve për deputet duhet të dorëzohet në 12 mars në KQZ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More